Shqipëria
Tarifat e telefonit në drejtim të Shqipërisë 27 herë më të larta sesa tarifat lokale
Tarifat celulare nga jashtë në drejtim të Shqipërisë janë plot 27 herë më të larta sesa tarifat lokale.
Më të prekurit nga këto kosto mjaft të larta janë emigrantët shqiptarë, të cilët për të komunikuar në telefon celular me familjet e tyre duhet ta paguajnë shtrenjtë shërbimin.
Autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare ka analizuar këtë segment të tregut me qëllim rregullimin e tarifave në drejtim të uljes së tyre, ndërkohë që dokumenti është nxjerrë për konsultim.
“Fakti është që tarifat e terminimit të thirrjeve ndërkombëtare, pra ato që paguajnë kryesisht shtetasit shqiptarë, ata që jetojnë jashtë Shqipërisë apo shtetas të tjerë që kryejnë në rrjetet celulare në Shqipëri janë mesatarisht 27 herë më të larta sesa tarifat që paguajnë për terminimin e thirrjeve celulare brenda vendit. Rregullimi kryesisht prek personat që kanë thirrje drejt rrjeteve mobile në Shqipëri që kryesisht janë emigrantët shqiptarë në vendet e BE-së, kryesisht Greqia dhe Italia me numrin më të madh, por edhe vende të tjera si Gjermania, Franca, por edhe vende më të largëta”, është shprehur Pajtim Melani, transmeton “TCH”.
Sipas AKEP, kjo e ardhur mund të jetë përdorur si një subvencionim i ndërsjellë në të shkuarën për të subvencionuar dhe për të mbajtur nën kosto paketat e ofrimit të shërbimeve celulare brenda vendit.
“Kjo nuk shkon në drejtim të asaj që ne kemi synim, pra konkurrencës së lirë dhe efektive në treg. Të ardhurat sipas shërbimeve duhet të jenë të ndara dhe të perdoren sipas qëllimit dhe funksionit. Kjo e ardhur ndahet sigurisht mes operatorëve të rrjeteve celulare në Shqipëri dhe “carrier” ndërkombëtare, atyre që bëjnë marrëveshje për të sjellë thirrjen ndërkombëtare në Shqipëri, por edhe operatorëve të tjerë që janë në Shqipëri, të cilët terminojnë thirrje ndërkombëtare në rrjetet kombëtare”, përcjell albinfo.ch.
AKEP thotë se baza ligjore për të ndërhyrë për rregullimin e këtyre tarifave ekziston dhe mbetet për t’u zgjedhur metodologjia.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













