Bota
Dhoma e Përfaqësuesve mbështet Paktin e Parisit për Klimën
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projektligj, i cili i kërkon presidentit Donald Trump të mbajë Shtetet e Bashkuara si një palë në Paktin e Parisit për Klimën.
Projektligji do të kërkojë nga presidenti Donald Trump të zhvillojë një plan, përmes të cilit do të përmbushen synimet që dalin nga Pakti i Parisit, i cili parasheh reduktimin e gazrave serrë si dhe të bllokojë fondet federale që do të përdoreshin për të çuar përpara tërheqjen nga Pakti.
Presidenti Trump i ka qëndruar vendimit të tij të vitit 2017 për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja për klimën si dhe ka hedhur poshtë rregulloret që synojnë uljen e grazrave serrë në mjedis, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Sot ne i kemi dërguar një mesazh presidentit, popullit amerikan dhe botës se ne e njohim seriozitetin e krizës klimatike dhe se ne synojmë të bëjmë pjesën tonë për ta trajtuar atë”, tha kongresmeni Frank Pallone, kryetar i Komitetit të Energjisë në Kongres. Udhëheqësi i shumicës së Senatit, republikani Mitch McConnell, tha se Senati nuk do ta shqyrtojë këtë projektligj, duke thënë se ai është një “teatër politik” i demokratëve.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













