Futboll
Xhaka dëshiron një trofe evropian me Arsenalin
Arsenali ka bërë një hap të madh drejt finales në Ligën e Evropës, ku takimi i parë u takoi anglezëve 3:1 në ballafaqim me Valencian.
Edhe në këtë ndeshje dyshja shqiptare, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka ishin nga fillimi. Xhaka me notën 7.7, përcjell albinfo.ch.
Ai asistoi në golin e dytë për skuadrën londineze që është një hap afër finales në Baku.
“Ne treguam karakter. Edhe në javën e ardhshme ne duhet ta bëjmë përsëri atë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në “Facebook”.
Ndryshe, ndeshja e kthimit në “Mestalla” zhvillohet pas një jave apo 9 maj, ndërsa finalja e madhe e Ligës së Evropës luhet në “Baku Olympic Stadium” më 29 maj.
Pas disa kritikëve nga tifozët, Xhaka po dëshmon se është një nga lojtarët shumë të rëndësishëm për skuadrën angleze, derisa është transferuar tre vite më parë nga Borussia Moenchengladbach.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih











