Lajme
Kurbetçarin nuk e lënë të varroset në vendlindje
Hetem Bediu ka vdekur më 28 janar të këtij viti në Cyrih të Zvicrës. Autoritetet serbe nuk e kishin lejuar që ai të 'riatdhesohet" në varrezat e vendlindjes, në Dobrosin të Bujanocit
Një bashkatdhetarë nga Lugina e Preshevës ka vdekur në Cyrih tri ditë më parë, mirëpo amanetin e tij që atë ta varrosin në vendlindje, në fshatin Dobrosin të Bujanocit, e kishin penguar autoritetet serb. Funerali ishte ndalë nga Policia Serbe në pikën kufitare, duke e kthyer mbrapa.
Familjarët, por edhe përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës, janë revoltuar nga ky vendim i autoriteteve serbe dhe kanë paralajmëruar ankesa në të gjitha institucionet ndërkombëtare që
merren me të drejtat e njeriut.
Madje në Këshillin e të Drejtave të Njeriut thonë se kjo është në kundërshtim me çdo normë demokratike.
Hajredin Bediu, djali i të ndjerit Hetem Dediu (61) thotë se kanë përjetuar vdekjen për së dyti të prindit të tyre, pasi që nga të gjitha maltretimet e policëve serb prindin është dashur ta varrosin në
Gjilan.
Hetem Bediu ka punuar në Zvicër për 35 vjet me radhë, ndërsa vdekja natyrale e gjeti në njërin nga spitalet e Cyrihut. Ai kishte lënë amanet që të varroset në vendlindjen e tij në Dobrosin. Siç rrëfejnë
familjarët policia serbe nuk kishte lejuar të hyjë kufoma në Dobrosin me arsyetimin se kanë zbritur në aeroportin e Prishtinës.
Hajredin Bediu tha se kur ka ardhur kufoma nga Zvicra i ka pasur të gjitha dokumentet e rregulluara, edhe certifikatën e vdekjes, edhe dokumentin nga Komuna e Spitali.
“Policët serbë edhe pse fillimisht na lejuan të hapim varrin, kur shkuam me kufomën na detyruan që të shkojmë në pikën tjetër kufitare “Dheu i Bardhë”, me idenë se atje mjekët ligjor të Vranjës duhet ta konstatojnë vdekjen. Edhe pse pritëm mbi tre orë ata nuk erdhën dhe ne u detyruan prindin ta varrosim në Gjilan”, citon RP Hajredin Bediun.
Ai thotë se për këtë veprim të autoriteteve serbe do të ankohet edhe në Strasburg nëse është nevoja sepse është e drejtë elementare e një njeriu dëshira se ku donë të varroset.
Jonuz Musliu është kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit. Ai tha për “albinfo.ch” se me këtë veprim autoritetet serbe kanë mbetur po ato që kanë qenë në kohën e ish-diktatorit Millosheviq. Sipas tij, pengesa për të varrosur njeriun në tokën e tij, tejkalon çdo limit human.
“E gjithë kjo e ka një kuptim. Shpërnguljen e shqiptarëve nga vendbanimet e tyre. Nëse njeriut i mohohet edhe e drejta për t’u varrosur në vendlindje, kjo nuk ka justifikim”, deklaroi Musliu, i
cili tha se këtë çështja do ta rikujtojë në instancat në të lartave ndërkombëtare.
Edhe Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës tha për “albinfo.ch” se moslejimi për të varrosur personin në vendlindje, tregon për mendësinë politike që po mbretëron në Beograd. Sipas tij, kjo po dëshmon se dikujt po i pengojnë edhe shqiptarët e vdekur.
Ai tha se për këtë çështje do të reagoj si këshill për të drejtat e njehur, derisa premtoi se do të diskutojë edhe me autoritete zvicerane për pengesën që ia kanë bërë këtij qytetari që ka vepruar për disa vite në këtë shtet. Sipas Kamberit, ky është rasti i tretë që autoritetet serbe pengojnë varrimin në vendlindje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres Prokuroria zvicerane e ngarkon me akuzën për vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuari mohon një pjesë... -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë Granit Xhaka pas kualifikimit historik: Tani kemi një qëllim të ri – ta eliminojmë Argjentinën... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror -
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë












