Jeta në Zvicër
Të huajt e Lucernit fitojnë të drejtën e bashkëvendosjes
Ata nuk do të mund të marrin pjesë në votime në kuptimin klasik të kësaj fjale. Të huajt me vizë C munden vetëm të nënshkruajnë ose iniciojnë kërkesa në drejtim të parlamentit
Në mesin e shumë iniciativave për të cilat është votuar sot në Zvicër ka qenë edhe ajo në Lucern për të drejtën për bashkëvendosje të të huajve në qytetin e Lucernit. Votuesit zviceranë të këtij qyteti i kanë dhënë dritën e gjelbër kësaj iniciative, e cila është mbështetur nga 60.36 për qind e tyre, në një pjesëmarrje prej 47.03 për qind në votime.
Me këtë rezultat, tash e tutje banorët me qëndrim në Zvicër që kanë shtetësi të huaj dhe me leje qëndrimi të përhershëm (vizë C) kanë të drejtë të jenë bashkëvendosës në procese të ndryshme sikurse edhe shtetasit zviceranë. Por për këtë nevojitet një kusht: për një kërkesë të tyre duhen grumbulluar 200 nënshkrime në mënyrë që ajo pastaj të bëhet çështje me të cilën duhet të ballafaqohet parlamenti i qytetit.
Në fakt, edhe me këtë ndryshim, të huajt nuk mund të marrin pjesë në votim dhe as në referendum, në kuptimin klasik të kësaj fjale. Ata munden vetëm të nënshkruajnë ose iniciojnë kërkesa e mocione në drejtim të parlamentit, shkruan nlz.ch
Në qytetin e Lucernit janë rreth 9 mijë të huaj që pritet të përfitojnë nga ky miratim.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










