Shkurt.ch
Ndryshohen numrat e telefonit të qeverisë federale
Që nga 1 mars 2014, do të jetë e mundur të thërrasim administratën federale duke telefonuar me numrat e telefonit që fillojnë me 058
Duke filluar nga 1 mars 2014, numrat e telefonit të qeverisë federale do të zëvendësohen. Kjo masë është pjesë e një programi për të ripërtërirë objektet telefonike të Konfederatës. Numrat e vjetër do të jenë të vlefshëm të paktën deri në fillim të vitit 2015.
Infrastrukturat e telefonisë fikse të Konfederatës ka arritur në fund të ciklit të tyre të jetës. Për këtë arsye ato do të zëvendësohen me një përzgjedhje të infrastrukturave të komunikimit modern dhe të përqendruara në të ardhmen që do të bëhet falë të ashtuquajturit sistem të komunikimit dhe bashkëpunimit të unifikuar (Unified Communication & Collaboration, UCC ).
Ky zëvendësim është pjesë e Strategjisë Federale të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Sipas TIK-ut duhet të sigurohet një fleksibilitet i qëndrueshëm sa i përket mënyrës dhe lëvizshmërisë së punës.
Numrat e telefonit të zëvendësimit do të bëhen para vendosjes së sistemit UCC për të lehtësuar zbatimin e sistemit të ri në të gjithë administratën federale dhe për të shmangur sa më shumë pengesa të mundshme.
Kështu, që nga 1 mars 2014, do të jetë e mundur të thërrasim administratën federale duke telefonuar me numrat e telefonit që fillojnë me 058.
Për të mundësuar përshtatjen e mjeteve të komunikimit, numrat e vjetër do të mbesin në shërbim të paktën deri në fillim të vitit 2015. Ndërsa numrat e rinj të telefonave të dorës njëherësh nuk janë të prekur nga ky ndryshim. Administrata bënë të ditur përmes faqes së tyre të internetit, se numrat e rinj do të komunikohen në mes të muajit mars.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












