Kosova
Kërkohet lirimi i kosovarëve në rastin e Kumanovës
E në katërvjetorin e konfliktit të Kumanovës, në disa qytete të Kosovës u protestua. Përmes këtyre protestave u kërkua që të lirohen kosovarët e dënuar për këtë rast.
Në katërvjetorin e luftës së Kumanovës në disa komuna të Kosovës u protestua për lirimin e të burgosurve nga Kosova që kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur në Kumanovë.
Në protestën e organizuar në Pejë u bë thirrje për lirimin e Val Zekës, i cili u dënua me vdekje.
“Sot jemi mbledhur në përkrahje të shokut tonë të Grupit të Kumanovës. Duke kujtuar atë që ranë më 9 maj 2015, ne kujtojmë një pjesë të historisë sonë, e cila në shumë raste ka qenë e hidhur dhe mbushur me gjak. Rasti Kumanova është ngjarje që lidhet me historinë tonë të dhimbshme”, deklaroi Miftar Ukshini nga OVL e UÇK-së Pejë.
Për babin e tyre, kishin shkruar poezi edhe dy vajzat e Valdet Zekës.
Ndërsa, për të protestuar për lirimin e nipit të saj, nga Zvicra në Ferizaj kishte ardhur halla e Enver Hoxha Klein, i cili është dënuar me 40 vjet burgim.
“Kam ardhur bashkë me burrin enkas për këtë protestë. Për tjetër gjë nuk kam ardhur. Më digjet zemra për të”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Nexhmie Maloku, përcjell Albinfo.ch.
Në Prishtinë, Gjilan, Lipjan e Kaçanik, gjithashtu u protestua. Ndërsa një protestë u mbajt edhe në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Protesta u mbajtën edhe në Shkup. Për t’i adresuar kërkesat e tyre, familjarët dhe organizatorët e protestës marshuan deri te Gjykata Penale.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














