Kosova
Zgjidhen anëtarët e Task-forcës për krimet e luftës
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka themeluar dy mekanizma, të cilët janë përcaktuar në strategjinë për krimet e luftës, Task-forca për përpunimin e analizës së resurseve, si dhe trupi monitorues për monitorimin dhe vlerësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të zbatimit të kësaj strategjie.
Zëvendëskryetari i KPK-së, Arben Ismaili, Prokurorja Speciale, Drita Hajdari dhe drejtori për Hetimin e krimeve të rënda, Fadil Gashi, do të jenë në krye të Task-forcës për krimet e luftës, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ndërsa, anëtarë të grupit monitorues për zbatimin e strategjisë për krimet e luftës do të jenë: kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, nga Policia e Kosovës drejtori i Departamentit për Hetim, Riza Shillova, nga Ministria e Drejtësisë, Afrim Kasolli, si dhe një përfaqësues i BE-së që mbetet të caktohet.
Ndërsa prapa dyerve të mbyllura, Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka propozuar presidentit të vendit shkarkimin nga detyra të prokurorit Agron Matjani për shkak të mosrespektimit të rëndë të detyrave zyrtare.
Ky vendim, sipas KPK-së, është bërë pas zhvillimit të procedurave disiplinore nga komisioni përkatës.
Gjithashtu, një tjetër prokurore është suspenduar nga detyra me pagesë pas dyshimeve për shkelje të detyrës zyrtare.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











