Jeta në Zvicër
Brunner kërkon jetësim urgjent të “Iniciativës…”
"Kjo për faktin se në qershor fillon zbatimi i marrëveshjes për lirinë e plotë të lëvizjes me shtetet e BE-së nga Lindja ndërsa më 2016 edhe me Rumaninë dhe Bullgarinë"
Kryetari i SVP/UDC-së, Toni Brunner kërkon që iniciativa kundër migracionit masiv, e cila është votuar javën e kaluar, të zbatohet sa më shpejt në praktikë. Këtë urgjencë ai e mbështet në faktin se nga qershori do të hynte në fuqi edhe zgjerimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë edhe me shtetet e reja ë BE-së, gjegjësisht me shtetet e Evropës Lindore që i janë bashkuart më vonë Bashkimit Evropian.
Në një intervistë që ka dhënë për “Schweiz am Sonntag”, Brunner i është referuar kërkesës së ardhur nga e majta për një referendum të ri që nevojitet në rast se Zvicra duhet t`i anulojë marrëveshjet bilaterale me BE-në. Me këtë rast ai ka thënë se kjo do të ishte në rregull nëse Këshilli Federal do të nxirrte deri në fund të vitit një projektligj në këtë drejtim. Por ai ka propzuar masa më të shpejta.
Sipas tij, çështjet lidhur me kontingjentet do të mund të zgjidheshin menjëherë, përmes rrugës së urdhresave. Arsyen për një urgjencë të tillë ai e sheh te vala masive e radhës e emigrantëve”, me të cilën do të përballet Zvicra. Në qershor të këtij viti fillon zbatimi i marrëveshjes për lirinë e plotë të lëvizjes me shtetet e BE-së nga Evropa Lindore ndërsa në verën e vitit 2016 edhe me Rumaninë dhe Bullgarinë”, ka thënë Brunner.
Sipas tij, kjo situatë është e krahasueshme me atë të vitit 2008, kur liria e plotë e qarkullimit kishte hyrë në fuqi me 15 shtetet e para të BE-së. Kjo kishte mundësuar migrimin e më shumë se 100 mijë shtetasve të BE-së në vit në Zvicër. Një fluks njësoj i madh mund të vijë edhe këtë vit”, ka tërhequr vërejtjen ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë? Për herë të parë, banorët e Zvicrës mbi moshën 65 vjeç janë më të shumtë se... -
Linja ajrore SWISS do të shtojë 74 fluturime të reja evropiane këtë verë -
Policia zvicerane apelon për kujdes nga orteqet -
SHBA-të pritet të vendosin tarifa 100% për disa ilaçe -
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar











