E-Diaspora
Shqiptarët me miqtë e tyre zviceranë festojnë 17 Shkurtin
Albinfo.ch ka qenë e pranishme në programin festiv të Shoqatës "Bashkimi" dhe në atë të shoqatës "17shkurti.ch"
Në Zvicër shqiptarët kan filluar dy ditë më herët kremtimin e festës së 17shkurtit. Ata kanë zgjedhur mënyra dhe vende të ndryshme për ta festuar 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Albinfo gjatë një mbrëmje ka qenë në dy organizime të ndryshme për ta përcjellë këtë festë, që kishin organizuar dy shoqatat shqiptare “Bashkimi” dhe shoqata “17shkurti.ch”.
Me veshje kombëtare, nxënësit e shkollës shkollës shqipe, prisnin mysafirët që mbushnin sallën çdo minutë e më shumë. Po këta nxënës me veshjet kombëtare, kësaj feste i dhanë gëzimin dhe kuptimin e festës së Pavarësisë. Natyrisht aty nuk mungonin as ushqimet tradicionale shqiptare nga më të ndryshmet që kishin përgatitur vullnetarisht gratë anëtare dhe jo anëtare të kësaj shoqate.
Salla ishte e stërmbushur, dhe pas himnit kombëtar, fjalën e mori kryetari i shoqates “Bashkimi” Afrim Hasaj. Pasi i përshëndeti të pranishmit për pjesmarrje dhe u uroi Ditën e Pavarësisë, ai bëri thirrje për bashkim dhe afrim edhe më të madh për shoqatën.
“Shoqata jonë ka një bashkëpunim shumë të mirë me një grup studentësh të cilët dëshirojnë që t`i përgatisin fëmijët shqiptarë për gjimnaz dhe nga dëshira jonë që të kemi më shumë studentë shqiptarë ju bëj thirrje që t`i dërgoni fëmijët te këta studentë për aftësim dhe përgatitje për gjimnaz”, tha Hasa.j
Ai përshëndeti edhe ish kryetarin e Uster-it, Hans Thalmann që ishte mysafir special për këtë festë, për të cilin është tha se është një mik i vjetër i shqiptarëve.
Nuk ishte kjo thirrja e vetme e Hasajt për bashkatdhetarët që ishin të pranishëm aty. Ai bëri po ashtu thirrje që shqiptarët të dalin në zgjedhjet që do të mbahen sivjet në Zvicër.
“Nga të gjithë ju që jeni këtu, 80% sigurisht se e keni pasaportën zvicerane andaj ju kisha lutur që të dilni në zgjedhjet që do të mbahen sivjet ne Zvicër sepse është e drejta e juaj që të votoni” tha kryetari i shoqatës “Bashkimi”, Afrim Hasaj.
Vallja shqiptare, kënga e poezitë kushtuar atdheut dhe pavarësisë së Kosovës ishin pjesë e programit të kësaj mbrëmje.
Edhe shoqata tjetër “17shkurti.ch” kishte organizuar pritje për këtë festë, mirëpo për dallim nga shoqata “Bashkimi”, kjo shoqatë priste kyresisht bashkqytetarët e Mireshit (Dobërçanit) të komunës së Gjilanit të cilët jetojnë në Zvicër.
“Shoqata 17shkurti.ch deri më tash ka kryer një numër projektesh të rëndësishme për Mireshin, dhe edhenë të ardhmen duhet të ruhet ky bashkim i bashkëqytetarëve tanë të Mireshit në Zvicër” tha kryetari i shoqatës, Avni Kastrati.
Pavarësia e Kosovës e cila u shpall më 17 Shkurt të vitit 2008 është njohur deri me tani zyrtarisht nga 107 prej gjithsejt 193 Shteteve anëtare të OKB-së. Shteti i fundit që njohu Pavarësine e Kosovës është Mbretëria e Lesotos e cila njohjen e bëri më 12.02.2014.
Shqiptarët anembanë botës e festojnë pavarësinë e vendit të tyre duke i përkujtuar me këtë rast edhe vuajtjet me shekuj të tërë nën pushtime të ndryshme.
Visar Kryeziu
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar Lufta në Lindjen e Mesme prish tregtinë e gazit. Në Katar, uzina më e madhe e... -
Tre të katërtat e zviceranëve përdorin inteligjencën artificiale në jetën e përditshme -
Kostot e strehimit dhe energjisë nxisin inflacionin në Zvicër -
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022












