Bota
Kanadaja hap 107 mijë vende të reja pune
Ekonomia kanadeze hapi 107 000 vende të reja pune në prill, një shifër shumë më e lartë se parashikimi dhe shkalla e papunësisë shënoi rënie me 0,1 pikë përqindjeje, në 5,7 %, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave.
Këto shifra janë shumë më të larta se parashikimet e ekonomistëve, të cilët prisnin 15 000 vende të reja pune në muajin prill dhe një normë të pandryshueshme të papunësisë.
Papunësia shënoi rënie, pavarësisht nga një rritje mujore prej 0, 5% e popullsisë në kërkim të një vendi pune, bën të ditur Statistika e Kanadasë.
Personat, të cilët përfituan më tepër nga kjo rritje e konsiderueshme e vendeve të punës, regjistrohen të rinj mes moshës 15 dhe 24 vjeç, të cilët ishin më shumë se 47 000 në prill për të zënë një vend pune, kryesisht për shkak të rritjes së punësimit me kohë të pjesshme.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës Raporti i ri paralajmëron për përkeqësim të situatës së sigurisë dhe rritje të rreziqeve nga spiunazhi,... -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë














