Uncategorized
Konferenca “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi” në Malmo
Në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo të Suedisë ka filluar konferenca “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi”, e organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Kjo konferencë po mbahet në bashkëpunim me lidhjen e shoqatave shqiptare “Iliria” në Suedi, MASHT-in, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Suedi, qëllimi i së cilës është mbajtja gjallë e frymës edukuese të mësuesve të gjuhës amtare, rritja e dijes për mësimdhënien dhe relacionin ndërmjet nxënësit-prindit-mësuesit, si dhe mes gjuhës shqipe-suedeze, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu ka për qëllim marrjen e përvojave më të mira nga mësimdhënia e mësimnxënia në Suedi, Gjermani, Finlandë, Greqi, Kosovë, Shqipëri e Austri.
Në këtë konferencë po marrin pjesë ekspertë, pedagogë, profesorë, mësues të gjuhës amtare nga diaspora, autorë librash, gjuhëtarë e letrarë, si: prof. Elena Kocaqi, ligjëruese në Universitetin e Durrësit, prof. Emin Kabashi nga Instituti Albanologjik i Kosovës, Nuhi Gashi nga MASHT-i, Anders Sörensson, shef sektori në Malmö, etj.
Konferenca për gjuhën amtare, dygjuhësinë dhe integrimin do të zgjasë dy ditë.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe












