Shkurt.ch
Rritet numri i punëtorëve të huaj nga zonat kufitare
Gjatë vitit 2013 në Zvicër punonin afër 280 mijë të huaj të zonave kufitare. Më shumë se gjysma (52.4%) të tyre janë nga Franca
Numri i atyre që jetojnë jashtë vendit dhe që kalojnë për çdo ditë kufirin për të punuar në Zvicër është rritur për 3.8 për qind vitin që shkoi.
Gjatë vitit 2013 në Zvicër, siç tregon Zyra Federale për Statistika, punonin afër 280 mijë të huaj të zonave kufitare. Më shumë se gjysma (52.4%) të tyre janë nga Franca, afër një e katërta (23.7%) nga Italia dhe një e pesta (20.5%) nga Gjermania. Vetëm 2.9 për qind vijnë nga Austria.
Rreth dhjetë për qind të të punësuarve në regjionin e Liqenit të Gjenevës dhe në atë të Zvicrës Veriperëndimore (Bazeli me rrethina) jetojnë jashtë vendit, dmth. matanë kufirit. Por prani dukshëm më të theksuar në mesin e të punësuarve të huajt kanë në Tesinë, në pjesën jugore të Zvicrës që kufizohet me Italinë, shkruan srf.ch. Në këtë kanton ata përbëjnë 25.6 për qind të të gjithë të punësuarve.
Në shumicën e madhe të rasteve, punëtorët “kufitarë” bëjnë punët që kërkojnë kualifikime më të ulëta, gjegjësisht janë punëtorë ndihmës në degë të ndryshme të ekonomisë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












