Kosova
MPJ: Nuk ka pasur kërkesë tjetër nga Gjuriqi për hyrje në Kosovë
Gjatë ditës së sotme mediat shqiptare kanë raportuar se Shefi i Zyrës së Qeverisë Serbe në Kosovë, Marko Gjuriq, ka deklaruar në mediat serbe se Kosova prapë nuk i ka lejuar hyrjen në Kosovë.
Kësaj radhe, sipas raportimeve të mediave shqiptare, Gjuriq ka deklaruar se ka kërkuar të hyjë në Kosovë për të shkuar në Lëshak në lidhje me disa ndihma për serbët në atë pjesë të vendit.
Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se nëse ka deklaruar në këtë mënyrë Gjuriq për moslejim të hyrjes, kjo nuk është e vërtetë.
“Kërkesa e vetme për vizitë nga individi i lartëpërmendur ka qenë të shtunën dhe e njëjta nuk është pranuar si rezultat i asaj që ka qenë jashtë kritereve të marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë MPJ.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














