Kosova
Gjermania: Liberalizimi nuk është dhuratë, Kosova i ka përmbushur kushtet
Michal Roth, ministri gjerman i Shtetit për Europën, bën thirrje për më shumë përfshirje të Bashkimit Europian në rajon.
Ai në një intervistë për Spiegel, ka folur për atë se a duhet të ketë rivendosje të kufijve në Ballkan dhe për çështjen e vizave të Kosovës.
Më poshtë publikojmë pjesë të intervistës:
Spiegel: Pas zgjedhjeve evropiane do të vendoset për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa hezitojnë, siç është presidenti francez, Emmanuel Macron.
Roth: Ne kemi bërë zotime, tani duhet të dorëzojmë. Maqedoni e Veriut dhe Greqia kanë bërë histori me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. Cili politikan në një shtet të BE-së do të guxonte të iniciojë një proces pajtimi kundër rezistencës së qartë sociale, që ishte përçmues për 28 vjet? Me Kosovën ne e shohim/përjetojmë se çfarë do të thotë kur një vend ndalohet.
Spiegel: A jeni në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën?
Roth: Ne nuk e promovojmë atë si një dhuratë bujare, por sepse Kosova i ka përmbushur kushtet e BE-së. BE nuk duhet të japë përshtypjen se ne s’po lëshojmë pe gjithnjë dhe përsëri. Në qoftë se ne lëmë një vakum në Ballkanin Perëndimor, forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracitë e tyre do të ndahen me vendet si: Kina, Rusia, Turqia, shkruan Top Channel.
Spiegel: Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës po shqyrtojnë rivendosjen e kufirit; Komisioni i BE-së ka qenë i hapur për të. Çfarë mendoni ju?
Roth: Jo këtë. Ky propozim nuk qetëson, provokon ndarje të reja. Nuk duhet të lënë asnjë dyshim se e ardhmja e shoqërive në Ballkanin Perëndimor është shumetnike dhe shumëfetare. Nuk mund të ketë demarkime të reja përgjatë etnive.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












