CH-Ballkani
Po lobonte kundër Kosovës, Daçiq i shpëton sulmit në Somali
Në këtë sulm terrorist kanë mbetur të vdekur nëntë persona dhe 13 të tjerë janë lënduar
Derisa ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq, po lobonte që shteti somalez të tërhiqte njohjen e Pavarësisë së Kosovës, afër ndërtesës presidenciale, ku ai po zhvillonte një takim me presidentin e Somalisë, ndodhi një sulm terrorist.
Bomba-automobil shpërtheu afër postbllokut të sigurisë në afërsi të pallatit presidencial, derisa ushtarët po e verifikonin automjetin në rrugën kryesore.
Në këtë sulm vetëvrasës ditën e djeshme mbetën të vdekur së paku nëntë persona, në mesin e të cilëve edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Somalisë, u lënduan mbi 13 persona, ndërsa shumica e të vdekurve ishin ushtarë, ka njoftuar policia, raporton AP, transmeton Koha.net.
Delegacioni i Serbisë ka qëndruar për dy ditë në Somali, ndërsa në ditën e fundit të kësaj vizite, ministri serb Daçiq u takua me presidentin e këtij shteti, Mohamed Abdullahi Mohamed, i njohur edhe si Farmajo, përcjell albinfo.ch.
Ish-shefi i diplomacisë somaleze, Hussein Elabe Fahiye, i cili vdiq në këtë sulm, ishte këshilltar i presidentit aktual.
Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist somalez Al Shabab, duke theksuar se cak kishin automjetet me zyrtarë qeveritarë.
Ndërsa, sipas një njoftimi për media të MPJ-së serbe gjatë ditës së djeshme, u tha se presidenti somalez i ka thënë Daçiqit se qeveria e tij do t’i rishikojë dhe t’i anulojë vendimet e qeverisë tranzicionale që, siç shkruan kjo Ministri, “nuk kanë asnjë legjitimitet”, përfshirë edhe vendimin për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune Këtë vit, industria e orëve ka punësuar dukshëm më pak njerëz se vitin e kaluar -... -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë












