Maqedonia
Shkupi shpreson të fitojë fryma pro zgjerimit evropian
Vendet anëtare të BE-së fillojnë zgjedhjet për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian. E para që voton është Mbretëria e Bashkuar, kurse të premten voton Irlanda. Çekia, Letonia, Malta dhe Sllovakia do të votojnë më 25 maj, kurse të gjithë vendet e tjera, më 26 maj.
Rezultatet do të publikohen të dielën në mbrëmje, pas mbylljes së votimit në të gjithë vendet. Shkupi shpreson se në zgjedhje do të fitojë fryma pro zgjerimit evropian. Zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, deklaron se në prag të pritjes së raportit të progresit për vendin dhe në prag të vendimit për fillim eventual të negociatave, vendi bën përgatitjet e kapaciteteve administrative.
“Sekretariati për çështje evropiane mbetet zemra, motori ose mekanizmi kryesor i administratës në këtë operacion të madh, në të cilin presim të futet dhe me instrumentet e tija, veçanërisht të qendrës për trajnim do të fokusohet në krijimin e kapaciteteve njerëzore, e cila është sfida më e madhe, por edhe pika më e fuqishme, varësisht prej institucioneve në ballafaqim me përpjekjet për të arritur standardet evropiane”, tha Bujar Osmani, zv. kryeministër.
Ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie, përsëriti zotimet se vendi i tij do të angazhohet për përgatitjen administrative të Shkupit. Franca është ndër vendet më skeptike për zgjerimin e shpejtë të BE-së, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Unë prezantoj presidentin e Republikës së Francës dhe qartë do t’i përsëris fjalët e Tij se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë e qartë dhe në këtë drejtim punoj me zv.kryeministrin për përmbushjen e kësaj perspektive, deklaroi Kristian Timonie, ambasador i Francës.
Raporti për progresin e vendit duhet të publikohet më 29 maj, kurse në qershor do të merret vendimi për fillimin eventual të negociatave. Qeveria shpreson që, kurdo që të merret vendimi, negociatat zyrtarisht të fillojnë në dhjetor.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve