Kosova
Basha u bën thirrje emigrantëve shqiptarë të votojnë Partinë Popullore Europiane
Nga selia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të votojnë për Partinë Popullore Europiane në zgjedhjet e Parlamentit Europian.
Sipas tij, këto zgjedhje janë një betejë për vlerat europiane, një betejë që do ta mbajnë Europën të fortë e të bashkuar.
“Në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje për standardet dhe vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të lirisë dhe demokracisë, të votës së lirë, të ndarjes së balancimit të pushteteve. Këto janë vlerat europiane, për të cilat lufton Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar. Por këto ditë, një betejë tjetër po zhvillohet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Janë një betejë për vlerat evropiane, janë një betejë për ta mbajtur Europën të fortë, e bashkuar, demokratike dhe të lirë, mendjehapur dhe të vendosur për të siguruar integrimin europian dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian së toku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndim”, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa ime ndaj jush është që t’u drejtoheni kutive të votimit dhe të zgjidhni Partinë Popullore Europiane, partitë tona simotra! Të votoni për partitë simotra të Partisë Popullore Europiane, kudo ku ndodheni, në vendet fqinje, në Itali dhe Greqi, në Gjermaninë mike dhe aleate, në vendet mike dhe aleate të Shqipërisë! Të votoni për partinë që ka udhëhequr Europën drejt kohërave të demokracisë dhe prosperiteti! Në këtë mënyrë do të keni votuar për një parti të vizionit evropian, të një Europe të plotë”, tha Basha.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut