Kosova
Gjuriq i përgjigjet Thaçit për bashkimin e Kosovës e Shqipërisë
Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë në një shtet, duke thënë se ‘Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë’.
“Asnjë centimetër i Serbisë nuk do të jetë kështu. Këtë e kemi zgjidhur në maj të vitit 1945, kur u mposht nazizmi”, ka thënë Gjuriq.
Ai tha se presidenti Thaçi “duhet ta di se Serbia nuk ka ndërmend të bashkohet me Shqipërinë, dhe se çdo formë e separatizmit është në kundërshtim me normat e të drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Ndryshe, presidenti Thaçi teksa mori titullin qytetar nderi të Hasit, foli edhe për Luginën e Preshevës, e që sipas tij do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës, pa u prekur as Ujmani dhe as Trepça në këmbim, raporton Insajderi, përcjell Albinfo.ch.
“Ju keni qenë bashkërisht me në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosovë dhe Shqipëri. Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, ka thënë presidenti Thaçi.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi













