Kosova
Dhuron 1000 euro për shoqatën “Nëna dhe fëmijë të lumtur”
Drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Bekim Brestovci, ka festuar ditëlindjen e 50-të, me ç’rast ka marrë dhuratë 1000 euro nga kompanitë anëtare të këtij rrjeti.
Por, ai ka vendosur që këtë shumë ta dhurojë për nënat dhe fëmijët në nevojë, sipas një njoftim të shoqatës “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, nga kjo shoqatë kanë njoftuar se kjo shumë do të dyfishohet nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Ata kanë falënderuar Brestovcin dhe i kanë ndarë një mirënjohje me këtë rast.
Përndryshe, kjo shoqatë së fundi ka nisur edhe një fushatën humanitare “Dreka e Bajramit”, përmes së cilës fton njerëzit vullnetmirë që të kontribuojnë me nga 20 euro, në mënyrë që t’u sigurojnë familjeve skamnore nga një drekë gjatë kësaj feste.
Më shumë detaje rreth kësaj fushate mund të gjeni duke klikuar këtu.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”















