Kosova
Sllovenia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore
Ky donacion përbën 100 mijë maska kirurgjikale, 480 exocid, 1000 litër dezinfektues, si ndihmë në përmirësimin e furnizimeve në institucionet shëndetësore

Ministri i shëndetësisë, i Kosovës, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Sllovenia i ka dhuruar Kosovës një donacion ku përfshihen pajisje të ndryshme mjekësore.
Lajmin e ka publikuar ministri Zemaj në Facebook. Me këtë rast ai ka falënderuar shtetin slloven për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës.
Në vazhdim, postimi i ministrit Armend Zemaj në fb:
Donacioni i ardhur sot nga Sllovenia, është i radhës nga shtetet mike të Kosovës.
Ky donacion përbën 100 mijë maska kirurgjikale, 480 exocid, 1000 litër dezinfektues, si ndihmë në përmirësimin e furnizimeve në institucionet shëndetësore.
Kjo ndihmë nga shteti slloven dhe donacionet e tjera janë kruciale për shëndetësinë tonë.
Ne po bëjmë përpjekje që sipas kërkesave dhe dokumenteve tona strategjike të sigurohen donacione, financime projektesh në shëndetësi, pajisje mjekësore, pajisje mbrojtëse, barna, materiale shpenzuese.
Shpreha falënderimin tim dhe mirënjohjen për këtë donacion të rëndësishëm nga Sllovenia.
Pa ndihmën e Sllovenisë dhe donatorëve nga shtetet mike do ta kishim të vështirë të plotësonim nevojat e shëndetësisë sonë.
Të faleminderit Slloveni!
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Çka premtojnë partitë në Kosovë për mërgatën? Të dielën e nëntë shkurti qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare. Të drejtë...
-
Votimi jashtë Kosovës: Votimi me postë, votimi në përfaqësi diplomatike dhe informacione të tjera
-
Ku mund të votoni në Berlin?
-
Kjo është adresa ku mund të votoni nesër në Vjenë
-
Nesër mund të votoni në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal nuk dëshiron të rregullojë me ligj shpenzimet e diskutueshme të BE-së Zvicra në fakt do të duhet të miratojë një rregullore nga Brukseli që do të çonte...
-
Zyrtarët e zgjedhur protestojnë kundër orarit të ri të SBB
-
Kryepostieri vjedh 41.000 franga nga letrat
-
Strehimi për refugjatët, komunat refuzohen nga pronarët
-
Zvicra në vend të parë: Këto janë vendet më të zgjuara në botë