Shkurt.ch
Bie numri i sulmeve raciste
Gjatë vitit 2013 janë shënuar gjithsej 57 raste të diskriminimit me bazë race. Para pesë viteve ishin 139 raste të tilla
Gjatë vitit 2013 në Zvicër është shënuar një rënie e theksuar e incidenteve ose sulmeve e bazë raciste. Kronologjia që publikohet çdo vit „Racizmi në Zvicër“ për vitin që shkoi ka regjistruar gjithsej 57 raste të tilla, në mesin e të cilave hyjnë edh 16 marshime të ekstremistëve të djathtë. Për krahasim, në vtin 2012 ishn shënuar 66 raste të tilla.
Ndërkaq, siç del nga statistikat e publikuara të premten nga Fondacioni kundër Racizmit dhe Antisemitizmit (GRA) gjatë vitit të kaluar janë regjistruar shtatë raste të shkaktimit të dëmit dhe të grafiteve me tekste raciste. Raste të dminimit janë shënuar gjashtë.
Por, siç nënvizojnë publikuesit e këtyre shifrave, gjithmonë bëhet fjalë vetëm për rastet e incidenteve ose shkeljeve që janë bërë publike, veç tjerash, përmes medieve. Ka disa vite me radhë që numri i incidenteve të tilla, të regjistruara në kronologjinë e përmendr në vazhdimësi po shënon rënie. Kështu, para pesë viteve qenë regjistruar 139 raste të tilla, që është më shumë se dyfishi i atyre të vitit 2013.
GRA, si bazë për këtë rënie përmend faktin se viktimat e dhunës raciste në të shumtën e rasteve kanë dashur të beten anonimë. Nga ana tjetër, këshillimoret për këtë problematikë sot njihen më shumë kështu që personat që kanë përjetuar diskriminim në bazë race, para se ta publikojnë, e paraqesin atë në këshillimore. Kështu, ndodh që në opinion të publikohen më pak raste.
Kronologjia „Racizmi në Zvicër“ publikohet prej më shumë se njëzet vitesh. Në vitin 1995 atë e ka marrë nën drejtim gazetari Hans Stutz dhe botohet nga Fondacioni kundër racizmit si dhe shoqëria e pakicave në Zvicër.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet










