Kosova
Prishtinë: Gjoba për shoferët që parkojnë në trotuare
Shoferët që parkojnë nëpër trotuare në Prishtinë, do të gjobiten, ka njoftuar Policia e Kosovës – njësitet në Prishtinë. Ky vendim do të zbatohet që nga data 10 qershor, përcjell albinfo.ch.
Policia ka njoftuar se ky plan operativ është ekskluzivisht i paraparë për pastrimin e trotuareve nga parkimet e ndaluara dhe se toleranca ndaj kundërvajtësve do të jetë zero.
“Të gjitha veturat që do të hasen të parkuara në mënyrë të parregullt dhe në vendet e ndaluara për parkim, do të kenë njoftimin zyrtar për paraqitje të obligueshme në stacion policor, ku palës do t’i shqiptohet gjobë për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.
Njëherësh, policia ka theksuar se qëllimi i tyre nuk është ndëshkimi, ndaj u ka bërë thirrje shoferëve që ta respektojnë vendimin.
Njoftimi i plotë i policisë:
https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/2377306335663222
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës













