Kosova
Çka ofron projektligji për Diasporën?
Pas votimit në Kuvendin e Kosovës të projektligjit për Diasporën në lexim të parë, projektligji tash kalon në fazën e diskutimit mes komisioneve përkatëse dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Ky projektligj fuqizon lidhjen institucionale të Kosovës me diasporën, përcjell albinfo.ch.
Sipas këtij projektligji, Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse t’i mbrojë interesat e pjesëtarëve të diasporës, duke ruajtur dhe kultivuar identitetin kombëtar, kulturor dhe arsimor të tyre. Gjithashtu Republika e Kosovës nxit integrimin e pjesëtarëve të diasporës në jetën shoqërore dhe politike në vendet pritëse.
Sipas MDIS-it, ky projektligj fuqizon instalimin e arsimit plotësues të gjuhës shqipe në vendet ku ka diasporë shqiptare.
Përmes këtij projektligji gjithashtu planifikohet ofrimi i projekteve për mundësitë e investimeve nga diaspora në Republikën e Kosovës, si dhe përmes programeve të Ministrisë së Diasporës parashihet ndërlidhja e bizneseve të Kosovës me ato të diasporës.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë Sipas Këshillit Federal kjo do të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve më të mundshme - sulmeve nga... -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA














