Kuriozitete
Çka shkakton pirja e duhanit?
Një në pesë vdekje në Amerikë thuhet se shkaktohen nga pirja e duhanit. Dëmet nga pirja e duhanit tashmë janë të ditura edhe në vetë paketimet e cigareve. Nëse ende hezitoni ta lini, lexoni disa fakte rreth pirjes së duhanit, që albinfo.ch ka përzgjedhur nga seriousfacts.com.
Cigarja përmban rreth 4800 kimikate që mund të shkaktojnë kancerin.
Rreth 15 miliardë cigare konsumohen në botë çdo ditë.
Çdo vit, rreth 1500 fëmijë vdesin nga zjarret e shkaktuara nga cigaret.
Pirja e duhanit shkakton rreth 30 për qind të vdekjeve nga kanceri në Kanada.
Çdo ditë e më shumë, rreth 3200 adoleshentë në Amerikë, tymosin cigare për herë të parë.
Një duhanpirësi i shkurtohet jeta për 14 vjet për shkak të pirjes së rregullt të duhanit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, janë rreth 120 milionë duhanpirës në Indi.
Pirja e duhanit ngadalëson rritjen e mushkërive.
69 për qind e duhanpirësve duan ta lënë duhanin plotësisht.
Bishtat e cigareve janë ndër shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së plazheve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel














