Kosova
Pika kufitare Kosovë-Maqedoni në Stanqiq, mund të hapet në shtator
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, në Stanqiq-Bellanoc, ku së bashku me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kanë inspektuar punimet në ndërtimin e pikës doganore në këtë lokacion.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka falënderuar zëvendëskryeministrin Osmani për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për mbarëvajtjen e këtij projekti, transmeton albinfo.ch.
Zëvendëskryeministri tha se këtë vizitë po e realizojnë në 20-vjetorin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, krejt kjo me qëllim që t’i jepet kuptim simbolik kësaj pike kufitare që do t’i afrojë këto dy vende.
Zëvendëskryeministri i Kosovës paralajmëroi përfundimin e punimeve në këtë pikë në fund të muajit gusht, ndërsa hapjen për qarkullim të qytetarëve vetëm pas pak javësh.
Po ashtu, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka paralajmëruar se pika të reja kufitare do të ketë edhe me vende të tjera fqinje.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











