Lajme
Ushtari austriak lirohet nga akuza për dhunim të kosovares
Por mbetet kontestuese nëse ai ka pasur marrëdhënie seksuale me femrën e përmendur dhe nëse e ka kërcënuar atë se mund ta humbte vendin e punës
Një ish ushtar austriak në Kosovë ishte akuzuar për dhunim seksual si dhe për kërcënim dhe shkaktim lëndimesh trupore.
Gjykata e Landit në Klagenfurt (Austri) e ka shpallur ish ushtarin të pafajshëm sa i takon akuzës për dhunim seksual, por ai është dënuar me shtatë muaj burg me kusht për lëndim trupor dhe kërcënim të rrezikshëm.
Rasti i shkaktimit të lëndimit trupor dhe kërcënimit nuk ka të bëjë me angazhimin e tij në Kosovë. Ai ka ndodhur më vonë, por gjykata e ka lidhur për shkaqe procedurale me rastin e parë.
Trupi gjykues nuk ka mundur të vërtetojë pohimet e akuzës, sipas të cilave i akuzuari në vitin 2011 kishte dhunuar një kosovare të punësuar si staf lokal në kampin ushtarak, shkruan orf.at. Por, mbetet kontestuese nëse ai ka pasur marrëdhënie seksuale me femrën e përmendur dhe nëse e ka kërcënuar atë se mund ta humbte vendin e punës në rast se do të ndërpriste marrëdhenien me të.
Pasi kishin marrë vesh për rastin, autoritetet e forcave të armatosura të Austrisë (Bundesheer) kishin iniciuar një procedurë disiplinore ndaj ushtarit të cilin e kishin tërhequr nga misioni në Kosovë dhe i kanë bërë kallëzim penal në prokurori.
I akuzuari ka mohuar akuzën për dhunim por ka pranuar vendimin gjyqësor.
Vendimi gjyqësor nuk është ende i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës











