Bota
Reagimet për situatën në Gjirin e Omanit
Sulmi ndaj dy cisternave të naftës në Gjirin e Omanit ka ngjallur reagimet e udhëheqësve të ndryshëm nga e gjithë bota.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dënoi sulmin duke thënë se bota nuk mund të përballojë një konflikt në rajonin e Gjirit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar për situatën, ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. Ajo tha se qeveria amerikane po e percjellë situatën dhe po ofron ndihmë.
Në anën tjetër Rusia, përmes zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se është shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim mbi sulmet ndaj cisternave në Gjirin e Omanit për shkak të mungesës së informacionit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Liga Arabe kërkoi reagimin e Këshillit të Sigurimit duke thënë se “disa palë në rajon po synojnë t’i vënë zjarrin rajonit”.
Më herët u njoftua se dy transportuese të produkteve të naftës, janë sulmuar, dhe përfshirë nga flakët në Gjirin e Omanit.
Sulmet e raportuara në Gjirin e Omanit erdhën pasi kryeministri japonez, Shinzo Abe, po e përmbyllë vizitën e tij dy-ditore në Teheran.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif i përshkroi incidentet si “të dyshimta”, duke thënë se ato ndodhën ndërsa Abe u takua me udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, për “bisedime të gjera dhe miqësore”.
Ky incident ndodh një muaj pasi katër transportues të naftës u sulmuan pranë Emirateve të Bashkuara Arabe, duke rritur tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara si dhe aleatëve të saj në Gjirin Persik. SHBA-ja e akuzoi Iranin për sulmin.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













