Lajme
Sot voton mërgata e Maqedonisë për parlamentin e vendit
Nga Zvicra, për deputet të Parlamentit të Maqedonisë kanë kandiduar Ismail Beluli (BDI) dhe Enver Osmani (RDK)
Nesër, më 27 prill në Maqedoni zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e vendit. Ndërkohë sot, një ditë më parë votat e tyre për parlamentin në fjalë i japin shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit, mërgimtarët.
Parlamenti i Maqedonisë, nën kushte specifike mundëson vende deputetësh edhe për diasporën.
Deputetët e zgjedhur nga votat e mërgatës së Maqedonisë, vijnë nga tri zona zgjedhore: një nga votat e diasporës që jeton në Australi, një nga votat e diasporës që jeton në Amerikë, dhe një nga votat e diasporës që jeton në Evropë.
Mërgimtarët mund të votojnë nëpër ambasadat dhe përfaqësitë tjera të Maqedonisë jashtë vendit.
Deri më tash, shqiptarët nuk kanë pasur deputet që do të përfaqësonte diasporën e tyre.
Sikur asnjëherë më parë, për zgjedhjet e këtij viti janë aktivizuar me të madhe edhe shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit. Në Zvicër gjatë muajve të fundit kandidaturat e tyre i kanë shpallur Ismail Beluli i BDI-së dhe Enver Osmani i RDK-së. Të dytë, me shtabet e tyre dhe të mbështetur nga baza partiake e ardhur nga Maqedonia, kanë zhvilluar fushata të ndara për të kërkuar votën e bashkatdhetarëve, në qytete të ndryshme të Zvicrës.
albinfo.ch ka mbuluar këto aktivitete dhe ka intervistuar dy kandidatët shqiptarë. Ismail Beluli, i cili këtë kandidim e ka të dytin, pas atij të vitit 2011 është i bindur në fitore. Ai pohon se “i njeh më mirë hallet e mërgimtarëve sesa partia e tij që e ka kandiduar”. Politikani shqiptar nga Maqedonia thotë se me fitoren e zgjedhjeve do të bëhet faktorizimi i diasporës shqiptare. Ndërsa Enver Osmani, i cili kandidon për herë të parë zotohet se “do të jetë urë lidhëse e komunitetit shqiptar në diasporë me institucionet e vendit, por njëkohësisht edhe me institucionet e vendit pritës”.
Sigurisht, një elektorat i bashkuar do të rriste shanset që shqiptarët të kenë një përfaqësues në parlament. Për këtë arsye ka pasur edhe përpjekje për të bashkuar votën e shqiptarëve në Zvicër por, kjo ka dështuar. Sidoqoftë, kjo është demokracia dhe mbetet të shpresohet se do të fitojë më i miri.
Njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare, të dielën qytetarët e Maqedonisë votojnë në raundin e dytë edhe për kryetarin e vendit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës












