Lajme
Diaspora shqiptare e Maqedonisë, sërish pa deputet!
Në nivel të Evropës: VMRO ka fituar 4500 vota, BDI, 2816, RDK 400, PDSH 118 dhe LSDM 520
Sipas të dhënave më të reja që albinfo.ch merrr nga burimi i saj, numri i votave që kandidatët shqiptarë i kanë fituar në zonën e Evropës është po ashtu i pamjaftueshëm për të siguruar ndonjë vend në Parlamentin e Maqedonisë. Kështu, në këtë nivel, partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE i ka fituar 4500 vota, BDI-ja 2816, RDK-ja 400, PDSH-ja 118, LSD-ja 520 vota etj.
—————
Shqiptarët e diasporës sipas të gjitha gjasave nuk ia dolën të nxjerrin një deputet për Parlamentin e Maqedonisë. Shpëndarja e votës në shumë kandidatë, çalimi në organizim dhe faktorë të tjerë kanë bërë që as pas këtyre zgjehdjeve të mos sigurohet një zë i diasporës shqiptare me prejardhje nga Maqedonia në parlamentin në fjalë.
Ankesa ka pasur edhe për mungesën e emrave të votuesve shqiptarë në listat e votuesve të diasporës, në ambasada. Kjo vlen sidomos për Ambasadën e Maqedonisë në Bernë.
Sipas një burimi të informuar mirë, që nuk dëshiron t`i publikohet emri (i njohur për redaksinë), asnjëri nga kandidatët shqiptarë nuk ka arritur të fitojë numrin e mjaftueshëm për të siguruar vendin e deputetit. Sikur vota e votuesve shqiptarë të shkonte vetëm në një vend dhe me një mobilizim pak më të mirë, kjo lehtësisht do të bëhej e mundur.
Burimi ynë na informon se numri votave të atyre që kanë votuar në Ambasadën e Maqedonisë në Bernë, duket si vijon: kandidati i BDI-së: 900 vota, ai i RDK-së, 135 vota, i VMRO-së: 450, i SDMS-së 63 dhe i PDSH-së 11.
Numri i votave të kandidatëve shqiptarë jashtë Zvicrës ende nuk është i njohur, por duke ditur koncentrimin e shqiptarëve nga Maqedonia në Zvicër, që është shumë më i madh se kudo tjetër, është pothuajse e përjashtuar mundësia që ata, në ndonjë shtet apo regjion tjetër të fitojnë njërin nga tre vendet e deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.
Në këto rrethana, me gjithë përpjekjet për një mobilizim dhe sensibilizim që kësaj radhe ishin më të dukshme, shqiptarët duhet “të kënaqen” me gjendjen që e kanë pasur deri më tash: pa zë të tyrin në parlamentin e vendit të prejardhjes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?










