Turizëm
Çmimet në Himarë: Sa shpenzohet për fjetje dhe ushqim
Himara është një vend më pak i frekuentuar nga turistët që vijnë nga Kosova, edhe pse në rrethinë ngërthen plazhet me të mira të bregdetit shqiptar. Çmimet e dhomave dyshe në këtë pjesë sillen nga 20 deri në 30 euro, ndërsa ato më ekskluzive dhe me pamje të veçantë shkojnë deri në 50 euro për natë, transmeton Gazeta Metro.
Aty mund të gjeni edhe hostele për turistët që kërkojnë akomodim të lirë, të cilat kanë një çmim prej 12 euro e më lart për natë.
Ndërsa, për personat që e duan luksin, pishinat dhe investimet infrastrukturore, është Rapo Resor me 5 yje, ku nata për një çift, me mëngjes, kushton rreth 100 euro.
Ndryshe, në qytezën e Himarës ushqimi është pika e fortë që ofron shije tipike mesdhetare nga kuzhina shqiptare, greke dhe italiane.
Një byrek tipik i Shqipërisë së Jugut kushton vetëm 100 lekë, i cili zakonisht shoqërohet me dhallë, e cila kushton rreth 70 lekë. Që të dyja këto, së bashku kushtojnë më pak se 1 euro e 40 cent, e që përbën mëngjesin më të lirë.
Dreka me kallamari, midhje apo pasta nuk e kalon shumën e 5 euro apo 600 lekë për një person, ndërsa birrat e ftohta sillen nga 120 deri në 200 lekë, apo nga 1 deri në 2 euro.
Për ata që e duan mishin në hell, Himara ofron edhe giros sufllaqe, apo dyner grek me mish derri dhe pule, që nuk e kalon çmimin prej 190 lekë apo 1 euro e 50 cent.
Sidoqoftë, çmimet janë gati 30 për qind më të lira se në Dhërmi, dhe pak më lirë se në Sarandë.
Ndërsa, nikoqirët e qetë dhe mikpritës himariotë në fund i japin një zemër të ngrohtë këtij vendi të lashtë që kështjellën e ka të ndërtuar nga antika dikur 1300 vjet para Krishtit. Me një fjalë, Himara është e lirë në krahasim me atë çka ofron.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm Mungesa e banesave në Zvicër “nuk do të përmirësohet së shpejti”. Për shkak të aktivitetit të...
-
Numri i të burgosurve zviceranë rritet për 7% në një vit
-
Deputetët e Gjenevës shprehen kundër dhënies së të drejtave të plota politike për të huajt
-
SBB aktualisht nuk shet bileta për biçikleta për udhëtime jashtë vendit
-
Stuhia e vitit të kaluar në La-Chaux-de-Fonds shkaktoi 120 milionë franga dëme