Kosova
Rusia mbështet Serbinë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha të mërkurën në Rusi se aplikimi i sërishëm i Kosovës për anëtarësim në INTERPOL është në kundërshtim me rregullat themelore të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë i Rusisë, Nikollai Patrushev, me të cilin u takua Stefanoviq, konfirmoi se vendi i tij do t’i ofrojë mbështetje Serbisë në takimin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të INTEPOL-it për të parandaluar pranimin e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilën e transmetojnë mediat serbe, Stefanoviq tha se “sulmi i fundit i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës është edhe një provë se nga Prishtina nuk mund të pritet që të respektojë të drejtën ndërkombëtare, e as rregullat e funksionimit të INTERPOL-it”.
Stefanoviq duket se i është referuar aksionit të Policisë së Kosovës në veri më 28 maj.
Ai po ashtu e ka falëndëruar Patrushevin, për siç tha, mbështetjen parimore të Rusisë për Serbinë në lidhje me “statusin e Kosovës”.
Në shkurt të këtij viti autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë aplikuar sërish për t’u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Përndryshe Kosova ka synuar anëtarësimin në këtë organizatë nga viti 2010 dhe as në nëntor të vitit të kaluar nuk mori shumicën e nevojshme të votave në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave















