Lajme
S’ka ulëse për diasporën në Kuvend
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se mungesa e reformës zgjedhore ka pamundësuar krijimin e ulëseve për mërgatën në Kuvendin e Kosovës
Ministri kosovare e Diasporës është angazhuar për krijimin e urave lidhëse ndërmjet pjesëtarëve të diasporës dhe institucioneve të Kosovës, si dhe të lidhjeve brenda vet diasporës nëpërmjet krijimit të një varg rrjeteve në fusha të ndryshme. Kështu deklaroi ministri Ibrahim Makolli gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Duke shpalosur aktivitetet e ministrisë që Makolli udhëheq për periudhën gati njëvjeçare nga raportimi i tij i fundit në komision, ai tha se hyrja në fuqi e Ligjit të diasporës dhe mërgatës, në qershor të vitit 2012, si dhe e akteve të tjera nënligjore, kanë bërë që Ministria e Diasporës të përqendrohet në prioritet e saj.
Në vazhdim, ministri Makolli foli edhe për punën në krijimin e qendrave kulturore në ato vende ku ka përqendrim më të madh të diasporës e mërgatës shqiptare, ndërsa fokus i veçantë i fjalës së tij ishte krijimi i kushteve për mësim plotësues në gjuhën e vendit të origjinës.
Në këtë funksion, ai tha se ka vazhduar koordinimi i veprimeve me mësimdhënës dhe shoqata të prindërve, kontakti me autoritetet lokale dhe shkollore të vendeve mikpritëse, dërgimi i materialit shkollor, organizimi i kuizeve për nxënës, i ekskursioneve e i shkollave të ndryshme verore e dimërore.
“Gjatë vitit 2013 janë realizuar obligimet e dala nga konferenca kombëtare për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë dhe në mërgatë, e mbajtur në dhjetor 2012. Në këtë konferencë u formuan grupet punuese, të cilat ishin bartëse të realizimit të objektivave”, theksoi ministri Makolli.
Kryetari i komisionit, Albin Kurti, shtroi një varg pyetjesh për ministrin e Diasporës.
Ai kërkoi të dijë numrin e të regjistruarve të deritashëm në kuadër të regjistrimit të mërgatës, ndërsa shtroi çështjen e saktësisë së të dhënave që mund të futen në këtë regjistër nga persona të ndryshëm.
Kurti u interesua edhe për angazhimet e ministrisë për stimulimin e bizneseve nga mërgata për investime në Kosovës, për krijimin e kushteve votim nga ana e mërgimtarëve, për ulëset për mërgatën në Kuvendin e Kosovës etj.
Lidhur me regjistrimin e mërgimtarëve, ministri Makolli tha se mekanizmi do të shkojë duke u përsosur, duke eliminuar regjistrimet e pasakta, përderisa theksoi se ka edhe hezitime për regjistrim. Sa i përket votimit, ai tha se kjo është e përcaktuar me ligj, ndërsa mungesa e reformës zgjedhore ka pamundësuar krijimin e ulëseve për mërgatën në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, së shpejti në Albinf.Ch mund ta lexoni intervistën e ministrit Makolli lidhur me angazhimin e ministrisë së tij në periudhën 4 vjeçare. Në këtë intervistë mund të lexoni rreth krijimit të muzeut dhe arkivit të diasporës dhe mërgatës; investimet e diasporës, kulturën etj
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










