Lajme
Jahjaga pjesëmarrëse e gjysmë-maratonës ndërkombëtare
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në gjysmëmaratonën ndërkombëtare “Prishtina 2014”. Ajo tha se nëpërmjet kësaj gare po iu jep mbështetje grave me kancer gjiri
Në Prishtinë sot është mbajtur gjysmë-maratona ndërkombëtare “Prishtina 2014”, ndërsa e veçanta e saj ka qenë pjesëmarrja e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo tha se po merr pjesë në vrapim për t’i dhënë përkrahje gjysmë-maratonës e në anën tjetër edhe tolerancës në Kosovë.
Në një deklaratë bërë me këtë rast, presidentja Jahjaga tha se mori pjesë në gjysmë-maratonën ndërkombëtare të Prishtinës, për t’i dhënë përkrahje një mënyre më të shëndetshme të jetesës, për t’i dhënë përkrahje tolerancës që ekziston në Kosovës dhe një jete të lirë për të gjithë qytetarët.
“Me pjesëmarrjen time në këtë gjysmë-maratonë dëshiroj t’ju jap përkrahje të gjitha grave që janë të prekura nga kanceri i gjirit, që të ndikojmë në ngritjen e vetëdijes te të gjithë qytetarët tanë dhe një mbështetje të fuqishme për të gjitha nënat dhe vajzat tona që janë të prekura nga kjo sëmundje, e cila nuk njeh moshë dhe kurrfarë kufiri”, tha Jahjaga.
Presidentja kosovare përgëzoi organizatorët e gjysmë-maratonës në të cilën morën pjesë mbi 1400 garues për organizimin e mirë të garës dhe shtoi kjo ngjarje përçon një mesazh jashtëzakonisht të mirë nga kryeqendra e Republikës së Kosovës.
Presidentja Jahjaga gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve për fituesit e gjysmë-maratonës së sotme.
Ndryshe, fituesi i gjysmë-maratonës ishte keniani Maino Mbangi. Ai, distancën prej 22 kilometrave e kaloi për një orë e tetë minutave dhe kjo kohë është më e dobët sesa rekordi i vjetëm. Mbangi u pasua edhe nga katër shtetas të tjerë nga Kenia.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













