Lajme
Investitori zviceran i interesuar për Vitinë
Investitori zviceran Rolf Alther, tregoi për disa plane që mendon të investojë në komunën e Vitisë, dhe për këtë kërkoi mbështetje nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti
Kryetari i shoqatës Zvicër – Shqipëri dhe investitori nga Zvicra, Rolf Alther kërkoi mbështetje nga komuna e Vitisë, për të investuar në zonën rurale të kësaj komune. Alther u takua me kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Haliti, si dhe me përfaqësuesit e klerit katolik dhe këshillin e fshatit, Letnicë.
Në këtë takim u diskutua për mundësinë e investimeve në komunën e Vitisë, me theks të veçantë në zonën e Letnicës.
Investitori zviceran Rolf Alther, tregoi për disa plane që mendon të investojë në këtë komunë, si dhe kërkoi nga kryetari i Vitisë mbështetje për realizimin e këtyre projekteve.
Kryetari Haliti, siç thuhet në njoftim, shprehu gatishmërinë për investime të tilla, dhe njëkohësisht falënderoi kryetarin e shoqatës Zvicër – Shqipëri, për gatishmërinë e tij për të investuar në komunën e Vitisë. Edhe pse nuk u treguan se në çka do të investojë, Alther, siç u tha, pritet së shpejt të duket rezultatet.
Komuna e Vitisë është njëra nga komuna që ka fituar më së shumti ndihma nga shteti helvetik, kryesisht nëpërmjet projekteve në ujësjellës dhe infrastrukturë që ka i ka realizuar organizata Logos.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të huajt që kërkojnë një jetë më të... -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës -
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos












