Sport
Olimpiada Dimërore më 2026, në Itali
Milano dhe Kortina d’Ampezo do të jenë dy qytetet nikoqire të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore, më 2026.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar votoi për ofertën e dy qyteteve italiane, përballë asaj të kryeqytetit suedez, Stokholmit.
“Urime Milanos dhe Kortinas. Presim të kemi lojëra të jashtëzakonshme në një vend tradicional të sporteve dimërore”, tha presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Përveç Milanos dhe Kortinas, disa gara sportive do të zhvillohen edhe në Alpet italiane, përfshirë Bormion dhe Livignon.
Kortina ka qenë nikoqire e Olimpiadës Dimërore edhe në vitin 1956.
Në garë për organizimin e Lojërave më 2026 kanë qenë edhe katër qytete të tjera: Sion i Zvicrës, Saporo i Japonisë, Graci i Austrisë dhe Kallgari i Kanadasë, por ato janë skualifikuar më herët, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” Sopranoja shqiptare do të interpretojë në Nju-Jork më 6, 9, 13 dhe 16 maj, nën dirigjimin... -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Friedberg, pranë Frankfurtit -
Sot u hap në Shkodër ekspozita me fotografitë e rralla të Eugène Pittard -
Vjenë
Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar -
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrezikon mungesë karburanti për avionët para sezonit veror Rezervat e detyrueshme të kerosenit mjaftojnë vetëm për rreth 2.4 muaj, ndërsa mbyllja e ngushticës së... -
Qeveria zvicerane mbështet hapjen e dyqaneve të dielave deri në 12 herë në vit -
Zvicra mbetet prapa në luftën kundër duhanit, ndërsa disa vende forcojnë masat -
Tragjedi në Zvicër, humb jetën një qytetar nga Kosova -
Bazel: 21 milionë franga rritje pagash për punonjësit kantonalë, përfitojnë edhe policët













