Muzikë
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata”
Sopranoja shqiptare do të interpretojë në Nju-Jork më 6, 9, 13 dhe 16 maj, nën dirigjimin e Marco Armigliato
Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho rikthehet në një nga skenat më prestigjioze të operës botërore, Metropolitan Opera në New York, ku do të interpretojë rolin e Violetës në operën e njohur “La Traviata” të kompozitorit italian Giuseppe Verdi, transmeton albinfo.ch.
Artistja ka ndarë emocionet e saj për këtë rikthim, duke theksuar se Violeta nuk është thjesht një rol artistik, por një personazh që ka shënuar thellësisht rrugëtimin e saj profesional dhe personal. Ajo ka kujtuar se që në fillimet e saj në Shqipëri kishte premtuar se një ditë do ta interpretonte këtë rol, i cili më pas u shndërrua në një pikë kyçe të karrierës së saj.
Pas më shumë se 300 interpretimeve në skena të ndryshme ndërkombëtare, Jaho rikthehet edhe një herë në këtë personazh, këtë herë në një nga teatrot më të rëndësishëm të operës në botë, duke konfirmuar edhe një herë nivelin dhe prestigjin e saj në arenën artistike globale.
Shfaqjet në Metropolitan Opera do të mbahen më 6, 9, 13 dhe 16 maj, nën drejtimin e dirigjentit të njohur Marco Armigliato.
Ky rikthim konsiderohet një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e Ermonela Jahos, e cila vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në skenat më të mëdha botërore të operës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së Janë numëruar rreth 28 për qind e votave nga ambasadat dhe konsullatat, ndërsa VV prin bindshëm... -
KQZ vazhdon numërimin e votave në përfaqësitë diplomatike: Vetëvendosje në epërsi të thellë me 83.55% -
Ulëset aktuale në Kuvend të Kosovës pêr partitë, diaspora mund të ndryshojë numrin përfundimtar -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt” -
“Kafe me Diasporën” në Bonn
Jeta në Zvicër
-
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh Parlamenti zviceran ka miratuar një projektligj të ri që u mundëson personave të mbi-borxhuar të shpallin... -
Kriza e thellë e Cremo-s: paralajmërime se rënia e saj mund të tronditë gjithë industrinë e qumështit në Zvicër -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt” -
Parlamenti miraton vazhdimin e Swisscoy në Kosovë deri në fund të vitit 2029 -
Cilat segmente zvicrane do të preken nga kufizimet strikte gjatë Samitit të G7 që mbahet në Francë?












