Shkurt.ch
Më pak azilkërkues në Zvicër
Në prill 1470 njerëz kanë kërkuar azil në Zvicër. Statistikat flasim për 23 më pak se në muajin mars
Krahasuar me prillin 2013 madje 597 aplikacione janë dorëzuar më pak, që do të thotë ka një rënie prej 29 për qind. Numër jashtëzakonisht i madh i refugjatëve kanë ardhur nga Eritreja.
të dhëna i ka bërë të ditur Zyra Federale për Migracion (FOM).
Në Zvicër u rrit në prill numri i azilkërkuesve sirianë. 413 njerëz parashtruan kërkesa për azil në Zvicër, 40 për qind më shumë se në muajin mars. Pastaj vijnë vendet si Sri Lanka, Nigeria dhe Somalia.
Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se janë ende duke pritur 16.153 kërkesa azili. 443 njerëz kanë marrë tashmë një vendim pozitiv për azil, që korrespondon me një shkallë të aprovimit prej 22 për qind.
Fluksi i azilkërkuesve që kanë destinacion Evropën nuk ka të ndalur.
Në mesin e muajit prill Ministria e Brendshme italiane njoftoi se në tre muajt e parë të vitit 20.500 refugjatë zbarkuan në jug të Italisë. Do të thotë, dhjetë herë më shumë se të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
“Gjithnjë e më shumë njerëz janë të detyruar që për arsye ekonomike të lënë atdheun e tyre. Ata po ikin nga persekutimi dhe luftërat”, thanë zyrtarët italianë.
Ende nuk dihet saktë se sa shumë njerëz humbën jetën në këtë periudhë nga kalimi i Mesdheut me anije. Sipas autoriteteve italiane, marina italiane po merret me operacionin”, e cila ka shpëtuar jetën në Mesdhe që nga tetori i 2013-ës të rreth 19 mijë refugjatëve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












