Lajme
Filloi fushata zgjedhore
Në mesnatë ka filluar fushat zgjedhore në Kosovë. 18 parti politike, 7 iniciativa qytetare, 4 koalicione do të garojnë për të siguruar sa më shumë vende në Kuvendin e Kosovës
Në Kosovë zyrtarisht ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, ndërsa 18 parti politike, 7 iniciativa qytetare, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur i kanë hyrë garës për të siguruar vende në Kuvendin e Kosovës. Fushata kësaj radhe zgjatë vetëm 10 ditë.
Zgjedhjet e parakohshme pasojnë shpërndarjen e Kuvendit më 7 maj. Ky hap ka ardhur pas dështimit të institucionit ligjvënës që të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës.
Edhe pse jo zyrtarisht fushat ka nisur më herët, partitë politike kanë 10 ditë në dispozicion për t’i shpalosë programet e tyre. Në zgjedhjet e kaluar fushata parazgjedhore ka qenë 30 ditë, por pasi që këto konsiderohen zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë fushata është shkurtuar në 10 ditë.
Partia Demokratike e Kosovës e nisi fushatën një minutë pasi orës 12 të mesnatës. Me fishekzjarrë në degën e kësaj partie në Prishtinë, ishin nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe kryetari i kësaj dege Lirak Qelaj, të cilët me një besim të plotë në fitore hapën këtë fushatë.
Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, një minutë pas mesnate e ka shpallur të mërkurën fushatën për fitore në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit, duke garantuar qytetarët se do të respektohen të gjitha procedurat ligjore që vullneti i sovranit të dëgjohet dhe të respektohet.
Ndryshe, me qëllim që të hiqen të gjitha dilemat se votat mund të kontrabandohen, Komisioni Qendror Zgjedhor po e shqyrton mundësinë që numërimi i votave të bëhet dy herë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












