Kosova
Përfaqësuesit fetarë premtojnë mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Përgjatë konferencës “Të gjithë së bashku nën një zë”, Bashkësia Islame e Kosovës dhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare në Kosovë janë zotuar për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konflktin, përcjell albinfo.ch.
Këtë zotim e ka përshëndetur edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, i cili tha se Kosova u bë model për botën me këtë veprim.
Ai po ashtu ka thënë se udhëheqësit fetarë, në këtë mënyrë, japin mesazh se viktimat nuk duhet të ndihen të turpëruara.

“Me deklaratën e sotme, Kosova i ka dhënë shembull krejt botës. Shpresoj se të tjerët do ta kopjojnë shembullin e Kosovës dhe do të bashkohen me deklaratën globale në mbështetje të të mbijetuarve, në Konferencën Ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, në nëntor 2019”, ka shkruar O’Connell në Facebook.
Tutje, ai ka shkruar se çdo individ duhet të ofrojë mbështetje për këtë kategori që ende ndihen të stigmatizuar.
“Fakti se të mbijetuarët ende ndjejnë stigmatizim, tregon dështimin tonë. Është mirë që shoqëria ka treguar mbështetje për të mbijetuarit. Por ne duhet ta bëjmë këtë si individë. Si burrë, kjo është sfida ime për çdo burrë tjetër në Kosovë. Kur të shkoni në shtëpi sonte, bisedoni me familjen tuaj. Tregojini familjes se nuk i dini krejt çka u ka ndodhur, por sikur të ishin të mbijetuara të dhunës seksuale, ato do ta kishin gjithmonë mbështetjen tuaj”, ka shkruar O’Connell.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave















