Uncategorized
Reagon KMDLNJ pas vdekjes së 82-vjeçarit në burgun e Dubravës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Njeriut (KMDLNj) ka reaguar me anë të një komunikate në lidhje me vdekjen e të paraburgosurit 82 vjeçar sot në Klinikën e Neurologjisë.
KMDLNJ njofton se R. B., lindur më 25.09.1937 në Gjakovë, ka vdekur në Klinikën e Neurologjisë, në repartin e kujdesit intensiv të QKUK-së, si pasojë e komplikimeve shëndetësore.
Sipas KMLDNJ-së, R. B. ishte pranuar në burg më 25.06.2019 në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe ishte trajtuar tërë kohën në Stacionarin e burgut në Dubravë nën mbikëqyrje 24-orëshe shëndetësore.
“Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është udhëzuar në S.P. në Pejë dhe nga aty në QKUK më 30.06.2019, në ora 23:00, ku edhe ka ndërruar jetë më 02.07.2019”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.
Gjendja e rëndë shëndetësore me të cilën është pranuar në burg dhe mosha e shtyrë 82-vjeçare, përkundër përpjekjeve maksimale të personelit shëndetësor në Stacionarin e Burgut në Dubravë, Spitalit Rajonal në Pejë dhe QKUK në Prishtinë, nuk ka mundur ta evitojë vdekjen e të paraburgosurit, i cili ishte në procedurë të ekstradimit në SHBA.
“KMDLNJ kërkon që pezullimi i vuajtjes së dënimit të zbatohet në të gjitha rastet që vlerësohet nga komisioni kompetent mjekësorë sikur që thërret deputetët e Kuvendit të Kosovës të vizitojnë rastet e të burgosurve me sëmundje të pashëruar dhe të cilët, në mungesë të trajtimit human nga shteti vdesin në burgje të Kosovës apo në Spitale rajonale ose në QKUK dhe në këtë mënyrë skajshmërisht e kompromitojnë punën Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve të cilët bëjnë përpjekje maksimale por se janë të përjashtuar nga vendimmarrje finale. Aktualisht janë së paku 6 raste të dënuarve që duhet të trajtohen me urgjencë, me një prognozë jo të mirë për jetën e tyre”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
KMDLNJ thërret deputetët e Kosovës që në plotësim – ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e Sanksioneve Penale të përfshihet dhe detyrimi i shtetit për rastet që domosdoshmërisht kanë prognozë fatale, atyre të dënuarve t’iu ndërpritet dënimi apo ndonjë masë tjetër që iu është shqiptuar.
“Qëllimi i dënimit nuk është hakmarrja e shtetit ndaj të dënuarit prandaj, nëse edhe në të ardhmen nuk do të ketë ndryshime që e legalizojnë mëshirën e shtetit në rast të situatave të pakthyeshme për shëndetin e të dënuarve, shteti do të identifikohet dhe do të bartë përgjegjësi për shkelje flagrante të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026











