Lajme
Suedia, 400 milionë euro për Ballkanin Perëndimor
Nga kjo shumë e shtetit suedez përfiton edhe Kosova. Kështu ka thënë ambasadori suedez në Bosnjë, Fredrik Shiller
Qeveria e Suedisë ka ndarë një fond prej 400 milionë eurosh për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së ardhshme. Këto ndihma do të shkojnë në reformimin e administratës publike, në sistemin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Këtë lajm e ka konfirmuar ambasadori suedez në Bosnjë, Fredrik Shiller, raporton Euronews, citon “expres”. Ambasadori ka thënë se fondet do të ndihmojnë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën dhe Serbinë. Por, Maqedonia është një nga vendet e vetme aspirante që është përjashtuar nga kjo ndihmë.
Shtetit e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur ambiciet e tyre për t’u integruar në Bashkimin Evropian, por si shtete në tranzicion po përballen me shumë sfida. Ndërsa sistemi i drejtësisë dhe zhvillimi ekonomik janë dy sektore ku të gjitha shtetet janë duke çaluar.
Ndërkohë, nuk bëhet e ditur se cilat janë arsyet e përjashtimit të Maqedonisë nga ky fond suedez, që kap shifra të larta.
Sipas ambasadorit suedez në Sarajevë, Schiller, Serbia dhe Bosnja do të marrin fonde shtesë për shkaka të përmbytjeve të fundit. Ai tha se vetëm për Bosnjën do të sigurohen 100 milion euro nga Suedia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











