Lajme
Vetëm 6 për qind të bizneseve udhëhiqen nga gratë
Gratë në Kosovë sot udhëheqin me vetëm 6 për qind të bizneseve dhe vetëm 8 për qind e pronës është në emrin e saj. Kërkohet fuqizim i gruas kosovare
Investimi në grua është investim në vizionin e vendit dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, mirëqenien sociale dhe zhvillimin demokratik të secilit shtet. Kështu deklaroi të martën presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në konferencën “Gratë dhe Biznesi”.
Ajo tha se është koha që gruaja ta dëshmojë edhe një herë se sjell ndryshimin në shoqëri, duke punuar në vazhdimësi për të shkolluar vajzat sot, që nesër ato të shndërrohen në agjente të ndryshimeve, të zhvillimit ekonomik dhe t’i rrisin fëmijët e tyre të barabartë pa dallime gjinore.
“Na takon neve, grave liderë, që t’i thyejmë të gjitha barrierat në mënyrë që gratë të japin kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit”, deklaroi mes tjerash Jahjaga.
Gruaja në Kosovë, sipas saj, për shumë kohë, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në mbajtjen dhe ruajtjen e familjes, por edhe në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetësisë, në fuqizimin e institucioneve të vendit dhe zhvillimin e demokracisë, përmes pjesëmarrjes së saj të drejtpërdrejtë në të gjitha proceset.
“Për dekada me radhë, gruaja në Kosovë ka dëshmuar vendosmërinë për të bërë ndryshime pozitive në shoqëri, duke dëshmuar se ky ndryshim fillon me të, për të sjellë vlera të mirëfillta demokratike, si dhe për të thyer paragjykimet për të dhe vlerat e saj”, deklaroi ajo.
Fuqizimi ekonomik i gruas, siç tha më tej presidentja, është fuqizim i shoqërisë në tërësi, është investim në të ardhmen dhe garantues i prosperitetit të vendit.
“Thellësisht jam e bindur se fuqizimi ekonomik i grave, do të na sjellë fuqizimin e tyre në politikë dhe vendimmarrje, aty ku çdo ditë vendoset për fatin e fëmijëve tanë, për të ardhmen e vendit por edhe më gjerë”,deklaroi presidentja kosovare.
Gratë në Kosovë, sipas presidentes, sot udhëheqin me vetëm 6 për qind të bizneseve dhe vetëm 8 për qind e pronës është në emrin e saj.
“Ky trend, megjithatë, duhet të ndryshojë. Institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që udhëhiqen nga gratë ndërmarrëse, që udhëhiqen nga ju”, deklaroi mes tjerash presidentja Jahjaga.
Edhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket, ka thënë se gratë duhet të marrin përsipër kontrollin dhe të ketë një shembull shumë të mirë të grave të fuqishme në Kosovë. Ajo ka theksuar se fuqizimi i gruas është një kontribut i madh në zhvillimin ekonomik.
“Hulumtimet e ndryshme anë e mbanë botës tregon se fuqizimi i gruas është një kontribut i madh në zhvillimin ekonomik, dhe kur tha presidentja se investimi në gra është investim në të ardhmen e shoqërisë është e vërtet. Pra një angazhim më i madh i grave rritë bruto produktin shoqërorë”, ka thënë Shauket.
Kurse, Edona Hajrullahu, kryeshefe ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, ka thënë se sipas statistikave gratë në Kosovë janë pronare të 6 për qind të bizneseve në Kosovë, pastaj 99.9 për qind të bizneseve që janë në pronësi të grave, sipas saj, janë mikro ndërmarrje që kanë nga një deri nëntë punëtorë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












