Kosova
Sa qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë pune në Ambasadën gjermane
Gjermania është në krye të listës së kërkesave të kosovarëve për punësim
Brenda një viti vetëm Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë i ka lëshuar rreth 13 mijë viza pune për kosovarët.
Me viza të tilla qytetarët po pajisen edhe në Ambasadën e Kroacisë, të Sllovenisë etj. Në mungesë të vendeve të punës në Kosovë, të rinjtë janë orientuar masivisht drejt Evropës, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Mungesa e vendeve të punës në Kosovë ka nxitur shumë të rinj që të gjejnë alternativa për punësim në vende të ndryshme të Evropës, përcjell albinfo.ch.
Gjermania është në krye të listës së kërkesave të kosovarëve për punësim, e pasuar nga Kroacia, Sllovenia etj., duke u bazuar në statistikat e pajisjes me viza pune nga ambasadat e shteteve të ndryshme të Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, shkruan më tutje gazeta “Zëri”.
Zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se gjatë vitit 2018 i kanë lëshuar gjithsej 38 mijë viza, prej të cilave 13 mijë për të studiuar ose për të punuar në Gjermani.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave











