Lajme
Zviceranët për Partinë e Fortë: “Me sarkazëm kundër të fortëve”
Një parti e vogël, fushatën po e bën me satirë dhe sarkazëm kundër të fortëve, shkruan gazetari i televizionit publik zviceran, i cili ka takuar kryetarin "lexhendar"
“Partia e Fortë”, si një dukuri e veçantë e dy palë zgjedhjeve të fundit në Kosovë ka ngjallur interes edhe në mediet perëndimore. Angazhimi i saj politik me mjete të sarkazmës dhe satirës vlerësohet si një shkallë e re vetëdijesimi i shoqërisë kosovare, që kryesisht i dedikohet kontributit të brezit të ri. Një vlerësim të tillë e bën edhe korrespondenti i televizionit publik zviceran për Evropën Juglindore, Walter Müller, në një artikull të shkruar nga Kosova.
Një parti e vogël ,fushatën për zgjedhjet e të dielës që vjen po e bën me satirë dhe sarkazmë kundër të fortëve, shkruan Müller, i cili ka takuar kryetarin e Partisë së Fortë.
Kryetari 27 vjeçar i partisë, Visar Arifaj qëndron në rrugë, pranë kontejnerëve të stërmbushur me bërllok që kutërbojnë. Të veshur ka një këmishë të hekurosur dhe pantallona të zeza po ashtu të hekurosur. Duket krejtësisht si një politikan në fushatë zgjedhore. Me seriozitet dhe i qeshur ai shpall para kamerave dhe mikrofonave projektin më të ri të Partisë së Fortë.
Secili kontejner do të pajiset me një aparat dore për freskim ajri. Në këtë mënyrë Partia e Fortë do ta bëjë kryeqytetin të kundërmojë erë të mirë, premton Arifaj me shprehje serioze të fytyrës. Dhe me këtë, sipas tij problemi i bërllokut është i zgjidhur. Premtime të tilla dhe të tjera absurde zgjedhore, i kanë siguruar Arifajt një vend në Parlamentin e qytetit të Prishtinës. Tash, kjo parti synon të bëjë vend edhe në Parlamentin Nacional.
Fillimisht publiku ka reaguar i hutuar, thotë Arifaj, dizajner grafik që ka një lokal privat në qytet. “Mos janüe të çmendur këta, pyetnin njerëzit. Por ata e kuptuan shpejt mesazhin e Partisë së Fortë”.
Të qeshësh me premtimet boshe të partive të etabluara është opsion më i mirë se sa të biesh në pesimizëm dhe fatalizëm. “Kush qesh, çlirohet nga ndjenja e pafuqisë. Ne i bëjmë njerëzit më optimistë për të ardhmen”, thotë Arifaj. Dhe ai këtë e mendon seriozisht.
Partia e Fortë ka rreth 100 anëtarë aktivë: dizajnerë grafikë, kompjuteristë, reklamapunues etj. Gjatë bisedave të tyre të lira kishin konstatuar se për ta nuk kishte parti që meriton të zgjedhej. Kështu, ky grupim u regjistrua vjeshtën e kaluar si “Partia e Fortë- parti që i premton të gjitha”. Në logon e saj ajo ka një shqiponjë shqiptare me mushk gjigantë të krahëve.
“Ne infiltrohemi në sistemin politik në mënyrë që të mos mund të na injorojnë. Duke qenë brenda, ne bëjmë ndiki më të madh se sa vetëm duke kritikuar nga jashtë”, shpjegon Arifaj. “Batutat tona e bëjnë të kuptohet se partitë që qeverisin me vite nuk janë aq të fuqishme si duken. Ne tregojmë se ata janë njerëz krejtësisht normalë, të cilët mund edhe të zhvendosen”.
Partia e Fortë është dëshmi për atë se në Kosovë po rritet një gjeneratë e cila nuk pranon të kapërdijë më gjithçka. Dhe që tregon fantazi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












