Kosova
Nabhan: Palestinezët nuk do ta përkrahin Kosovën në Interpol
Palestinezët nuk do të përkrahin Kosovës për anëtarësimin në Interpol, ka thënë i dërguari palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan.
Ai ka takuar sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, Biljana Popoviq, e cila e ka informuar përfaqësuesin palestinez lidhur me argumentet e Serbisë kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Popoviq ka thënë gjatë takimit se Serbia do të luftojë për ruajtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe për të parandaluar politizimin e një organizate profesionale policore, siç është Interpoli.
Nabhan, gjatë takimit me zyrtaren serbe, ka thënë se edhe qëndrimi sa i përket mosnjohjes së Kosovës mbetet i pandryshuar.
Ndërkohë, Komiteti Ekzekutiv i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë – INTERPOL, tashmë ka vendosur në favor të dërgimit të dosjes së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, e cila sivjet do të mbahet në Kili, kanë konfirmuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, më 26 qershor nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook ka theksuar që shumica e përfaqësuesve të 10 shteteve, të cilat, gjatë këtij viti e përbëjnë Komitetin Ekzekutiv të INTERPOLIT “argumentuan në favor të aplikacionit të Policisë së Kosovës për të proceduar më tutje në Asamblenë e Përgjithshme”.
Më 20 nëntor të vitit 2018 Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 Hekurudha Federale Zvicerane (SBB) po zvogëlon gradualisht numrin e koshave të plehrave pranë vendeve të uljes... -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane













