Lajme
Kosova në heshtje parazgjedhore
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen nesër (e diel). Mbi 1.7 milionë kosovarë kanë të drejtë vote. KQZ thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet për votim
Pas një fushatë aktive 9 ditore, nga mesnata në Kosovë ka rënë heshtja parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhjet do të mbahen nesër (e diel), ndërsa më shumë se 1.7 milionë kosovarë kanë të drejt vote. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë bërë të gjitha përgatitjet për votim.
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 30 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët janë akredituar nga KQZ, ndërsa për të menaxhuar më mirë situatën në katër komunat e veriut është angazhuar misioni i OSBE-së në Kosovë.
Xhemail Peçani nga KQZ ka thënë i gjithë materiali senzitiv është i gatshëm dhe tanimë ka filluar distribuimi i këtij materiale nëpër të gjitha vendvotimet.
Në zgjedhje kanë hyrë në garë 30 subjekte politike, prej tyre 18 janë parti politike, 7 iniciativa qytetare, 1 kandidat i pavarur dhe 4 koalicione. Nga të gjitha këto subjekte, janë 1235 kandidatë që garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës.
Kësaj radhe fushata zgjedhore ka qenë e caktuar vetëm në 10 ditë, por për shkak të ngjarjeve që ndodhën në KEK, dita e fundit u pezullua.
Ndryshe, partia që merr numrin më të madh të votave, merr mandatin nga presidentja Atifete Jahjaga për të bërë qeverinë.
Këto zgjedhje konsiderohen jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen integruese të Kosovës, prandaj të gjitha diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë kanë bërë thirrje që zgjedhjet të jenë të lira, fer dhe demokratike. Madje disa herë është kërkuar edhe nga opozita që votat kësaj here të numërohen dy herë.
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 kaluan në një atmosferë jodemokratike, sepse edhe vëzhguesit ndërkombëtarë vërejtën vjedhje ordinere të votave. Në disa vendvotime numri i votuese doli të jetë 114 për qind. Prandaj gjatë gjithë kohës, nomenklatura e kaluar u quajt “nomenklatura e hajnisë së votave”.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror










