Kosova
Shoqëria Civile: Procesi i përzgjedhjes së noterëve ka shkelje serioze
Shoqëria Civile në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me mbarëvajtjen e fazës së parë të provimit të noterisë.
Instituti Colombus, Organizata Çohu, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike konsiderojnë si skandaloz faktin që një numër i madh i kandidatëve, të cilët kanë kaluar fazën e parë të procesit përzgjedhës për Noter, fazën e testimit me shkrim, janë në lidhje të drejtpërdrejtë familjare, politike e miqësore me anëtarët e komisionit dhe partinë politike që menaxhon Ministrinë e Drejtësisë, transmeton albinfo.ch.
“Lejimi që një praktike e tillë të shndërrohet në normalitet mbetet e rrezikshme dhe humb besimin që pushteti publik, i cili u është besuar noterëve, do të ushtrohet në mënyrë profesionale. Për ne mbetet e papranueshme që nepotizmi, lidhjet shoqërore, miqësore dhe politike të shndërrohen në standarde, të cilat janë të domosdoshme për të qenë të suksesshëm në këtë proces përzgjedhës”, theksohet në reagim.
Organizatat në fjalë kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë që këtë proces ta kthejë në pikën zero, ndërsa procesi i ri për përzgjedhjen e kandidatëve të monitorohet nga institucionet ndërkombëtare dhe Organizatat e Shoqërisë Civile.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë












