Lajme
U hoq barrikada në Mitrovicë
Pas tri vitesh, sot në mëngjes është hequr barrikada që ndau qytetin e Mitrovicë në vija etnike. Kjo u konsiderua si hap vendimtar për bashkimin e qytetit
Barrikada e vendosur tri vjet më parë në urën e Lumit Ibër që ndanë qytetin e Mitrovicës, është hequr të mërkurën në ora 5 e mëngjesit. Kjo barrikadë që ishte bërë sinonim i ndarjes etnike, ishte vendosur nga strukturat paralele serbe pas aksionit të Policisë së Kosovës në korrik 2011, për të ushtruar kontroll në veri.
Për heqjen e kësaj barrikade të fortifikuar, kanë punuar dy ekskavatorë dhe disa kamionë, të cilët kanë hequr zhavorrin dhe copëzat e mëdha të betonit që ishin vendosur në afërsi të urës nga pjesa e veriut. Punët i kanë vazhguar nga afër Policia e Kosovës dhe paqeruajtësi italian të KFOR-it.
“Është ky një lajm i mirë për qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Kjo barrikadë po hiqet pas insistimeve të mija dhe ftesës së përditshme që u bëja serbëve dhe faktorit ndërkombëtarë për të hequr, jo vetëm këtë, por edhe barrikadat tjera, kudo qofshin ato”, tha thënë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Sipas tij, me heqjen e barrikadës lëvizja e qytetarëve dhe qarkullimi i mallrave në të dyja drejtimet, do të jetë plotësisht i lirë dhe kjo është mirë dhe në dobi, si të shqiptarëve, ashtu edhe të serbëve dhe të tjerëve.
“Ne tani, mendoj ne drejtuesit e të dyja komunave, duhet të krijojmë kushte për pajtim të qytetarëve, për zhvillim ekonomik të të dyja pjesëve të qytetit dhe për bashkëpunim të ndërsjellë. Këtë e dëshirojnë sot shqiptarët, serbët, turqit, boshnjakët dhe të tjerët. Ata kërkojnë punë dhe jetë sa më të mirë e dinjitoze dhe ne këtë duhet t’ua sigurojmë”, tha
kryetari Bahtiri.
Ndërkaq, Veton Rexha, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Mitrovicë, heqjen e barrikadës e ka cilësuar si një akt historik, duke thënë se është nata më e lumtur për mitrovicasit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror










