Lajme
Zënkë për prona, 1 i vdekur e 8 të plagosur
Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur, ndërmjet dy familjeve në Prizren. Aksidentalisht është plagosur edhe një polic
Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë lënduar në qytetin e Prizrenit, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ndërmjet dy familjeve. Mësohet se incidenti ka ndodhur për shkaka të mosdefinimit të një prone, ndërsa ndërmjet dy familjeve është gjuajtur me disa lloj armesh, si në luftë.
Sipas medieve lokale, mosmarrëveshja ka ndodhur për një pronë në rrugën transitore afër restorant “Korabit” në Prizren. Sipas policisë sherri ka plasur në mes të familjes Abdylaga me origjinë nga rrethina e Suharekës, por që jeton në Prizren dhe asaj Berisha nga ky qytet.
Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi ka thënë se njëri nga të lënduarit pjesëtarë i familjes Abdylaga ka vdekur, ndërsa tetë të tjerë përfshirë edhe një polic që është qëlluar nga një plumb rikoshet (qorr) ka mbetur i lënduar.
“Personat e ndërlikuar në ngjarje kanë përdorur armë si kallashnikov, pistoleta dhe mjete tjera të forta, ndërsa oficeri i policisë është lënduar teksa ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe papritmas është qëlluar nga një plumb”, ka deklaruar Krasniqi.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në Qendrën Spitalore në Prizren, ndërsa personi një operon, që më vonë është konfirmuar si i vdekur, është dërguar në Prishtinë në Qendrën Klinike Universitare.
Nga familja Abdylaga përveç personit që ka vdekur, janë edhe katër të plagosur, ndërsa nga familja Berisha janë plagosur babë e bir.
Kjo ngjarje ka tmerruar të gjithë banorët e Prizrenit, por edhe të Kosovës, sepse ka ndodhur një lloj lufte ndërmjet dy familjeve dhe pasojat janë shumë të mëdha. Konfliktet për çështje pronësore janë të shpeshta në Kosovë për shkak të dështimit të sistemit gjyqësor. Një vit më parë në Gjilan janë vrarë dy vëllezër për një kioskë
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












